27 prilli, Aleksandar Vasilevski “Ninxha” propozoi qindra biseda audio dhe fotografi si dëshmi të reja

Maqedonia

27 prilli, Aleksandar Vasilevski “Ninxha” propozoi qindra biseda audio dhe fotografi si dëshmi të reja

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 14:27
Kuvendi i Maqedonisë

Gjykimi për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill vitin e kaluar anulohet për 20 dhjetor, kur do të paraqiten dëshmitë shtesë të propozuar nga mbrojtja e të pandehurve.

Dëshmi shtesë ka mbrojtja  e të pandehurve Krsto Mukoski, Mitko Çavkov, Dushko Llazarov, Munir Pepiq, Igor Jug dhe Aleksandar Vasilevski “Ninxha”.

Rreth qindra biseda audio dhe fotografi të propozuara nga Aleksandar Vasilevski do të paraqiten nëse dorëzohen nga Prokuroria.

Procesin gjyqësor e udhëheq gjyqtarja Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësues të Prokurorisë janë Villma Ruskoska dhe Ivana Trajçevska.

“Kërkoj nga Prokuria t’i dorëzojë deri te gjykata dhe të lejojë të paraqiten pa praninë e publikut”, tha Vasilevski, ndërsa Këshilli Gjyqësor tha se duhet të del me vendim për këtë.

Për dëshmitë nga MPB, të propozuara nga Mitko Çavkov dhe Dushko Llazarov, gjykata informoi se do të paraqiten, kur do të deklasifikohen.

Gjyqtarja Kacarska tha se dëshmia e propozuar nga mbrojta e Munir Pepiq me siguri nuk do të de-klasifikohet nga DSK, por se ende po pritet përgjigje e shrkuar.

Prokuroria kërkoi nga gjykata të mos pranojë dëshmitë shtesë të propozuara nga mbrojtja e Vllado Jovanovskit dhe Vllatko Trajkovski, për çka gjykata duhet të marr vendim.

Ndryshe, për ngjarjet në Kuvend të akuzuar janë 33 persona, prej të cilëve 31 për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe dy të tjerë për veprën “nxitje”.

Në mesin e të akuzuarve janë deputetë, të punësuar në MPB dhe sigurim kuvendar, artistë. Ata para Gjykatës thanë se e kuptojnë aktakuzën por se nuk ndihen fajtorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat