Xhaferi në takim me eurodeputetin Kouloglou dhe fituesen e çmimit Nobel për paqe - Bota Sot
Xhaferi në takim me eurodeputetin Kouloglou dhe fituesen e çmimit Nobel për paqe

Maqedonia

Xhaferi në takim me eurodeputetin Kouloglou dhe fituesen e çmimit Nobel për paqe

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 18:02
Talat Xhaferi në takim me eurodeputetin Kouloglou dhe fituesen e çmimit Nobel për paqe

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, realizoi takim me euroteputetin Stelios Kouloglou dhe fituesen e çmimit Nobel, Wided Bouchamaoui.

Siç njoftojnë nga kabinet, kryetari Xhaferi e përshëndeti arsyen dhe qëllimin e vizitës së tyre, që realizohet në momentin e vërtetë kur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë janë në rrjedhë aktivitetet e rrumbullakimit të proceseve të filluara për integrimin euroatlantik të vendit dhe ato janë, nominimi i kryeministrave Zaev dhe Tsipras për çmimin Nobel për paqe.

Në njoftim shtohet se kryetari i Kuvendit gjithashtu ka theksuar se edhe krahas marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve, duke pasur parasysh faktin se Republika e Greqisë është investitori i katër më i madh në Maqedoni, megjithatë, çështjet politike të hapura kanë ndikuar negativisht në marrëdhëniet biletarale poltike dhe kjo dëshmon se çështjet e hapura nëse mbeten të pazgjidhura për një periudhë më të gjatë kohore, do të gjenerojnë vetëm pengesa.

Në vazhdim, kryetari i Kuvendit i informoi të pranishmit për proceset reformuese të Planit 18 dhe për pakon e ardhshme të ligjeve për nxjerrje në fushën e gjyqësisë, sektorit të sigurisë dhe administratës, si pjesë e parakushteve për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në fund, ai shprehu shpresë se pas realizimit të procedurave të duhura në të dyja parlamentet, përsëri do të ketë takim me kolegun e tij Vucis, për ta konkretizuar bashkëpunimin bilateral në të gjitha nivelet, dhe se hapat e këtilla do të kontribuojnë për paqe dhe stabilitet të gjithë rajonit dhe do të shërbejnë si shembull sidomos në kontekst të ngjarjeve aktuale në rajon.

Bouchamaoui shprehu mbështetje për paqen, stabilitetin dhe sigurinë dhe i lavdëroi përpjekjet e të dyja palëve për evitimin e konflikteve dhe për gjetjen e zgjidhjes së qetë për çështjet e hapura, duke treguar në këtë mënyrë se problemet mund të zgjidhen nëpërmjet dialogut. Ajo e theksoi rëndësinë që të dy parlamentet ti përfundojnë aktivitetet e filluara, për arsye se ky është model lartë i çmuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe i njëjti duhet të shërbejë si leksion frymëzues për gjithë rajonin.

Eurodeputeti Stelios Kouloglou e përsëriti mbështetjen e të gjitha partive politike në Parlamentin Evropian për Marrëveshjen e Prespës, për të cilën theksoi se nevojitej guxim politik, edhe përskaj bllokimeve në të dyja shtetet nga parti të caktuara politike. Në lidhje me ratifikimin nga ana e parlamentit grek, ai theksoi se procedura do të përfundohet në afat prej disa ditësh, menjëherë pas përfundimit të procedurës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, me çka do të mund të ç’bllokohen proceset e integrimit euroatlantik të vendit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...