Ngritet aktakuzë për dy shtetas të Maqedonisë, trafikonin migrantë

Maqedonia

Ngritet aktakuzë për dy shtetas të Maqedonisë, trafikonin migrantë

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 22:38
Foto ilustrim

Gjykata themelore Shkupi 1 ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për veprën penale të trafikimit të migrantëve.

Gjithashtu, aktakuzë është ngritur edhe për një person tjetër, për ofrimin e ndihmës për të parin.

Rasti ka ndodhur më 25 qershor, kur duke trafikuar migrantë, i akuzuari i parë e ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka goditur mbrojtësen metalike. Në këtë rast u mbytën dy persona, ndërsa gjashtë u lënduan rëndë. 15 të tjerë morën lëndime të lehta.

I akuzuari i dytë ia ka shitur automjetin të akuzuarit të parë.

Gjykata ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat