Sullivan: ShBA-të fuqimisht mbështesin marrëveshjen e Prespës

Maqedonia

Sullivan: ShBA-të fuqimisht mbështesin marrëveshjen e Prespës

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 12:16
John Sullivan

Në konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë, zëvendës Sekretari Shtetëror i ShBAve tha se “ShBA-të fuqimisht mbështesin marrëveshjen e Prespës që hap rrugën e Maqedonisë ta ndërmarrë vendin e merituar në BE dhe NATO”.

“ShBA-të angazhohen për Evropë jug-lindore stabile dhe të sigurt, ndërsa Maqedonia është faktor kyç në rajon për arritjen e këtij qëllimi”, deklaroi Sullivan.

Ai ju bëri thirrje deputetëve të mbështesin ndryshimet kushtetuese dhe të ndjekin interesat shtetërore duke hequr anash ato partiake.

“Votat tuaja e vendosën vendin tuaj në rrugën e të ardhmes së sigurt dhe me prosperitet. Si vazhdon procesin në Kuvend i inkurajojmë deputetët të heqin anash interesat partiake dhe të mbetet të përkushtuar në qëllimet e përbashkëta strategjike. Nuk ka alternativë tjetër, shpresat për ardhmëri më të mirë për vendin tuaj është pranë”, theksi Sullivan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat