Ministria e Arsimit: Ndjekim me vëmendje kërkesat e studentëve

Maqedonia

Ministria e Arsimit: Ndjekim me vëmendje kërkesat e studentëve

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 17:01
Ministria e Arsimit

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) thuhet se MASh “punon me përkushtim për të avancuar cilësinë e sistemit arsimor kombëtar në të gjitha nivelet, si të standardeve të nxënësve po ashtu edhe të studentëve”.

Siç njoftojnë nga ministria, institucionet e sistemit janë në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha palët në proces, duke përfshirë edhe vetë studentët dhe nxënësit, të cilët janë pjesë e proceseve për krijimin e politikave rinore dhe ekonomike, krijimin e zgjidhjeve ligjore dhe pjesë e menaxhimit dhe vendimmarrjes në institucionet e sistemit.

Njoftojmë opinionin publik se me vëmendje i ndjekim kërkesat e studentëve që i paraqitën sot, në protestën e organizuar në Tetovë , edhe pse paraprakisht në rrugë zyrtare nuk jemi njoftuar për të njëjtat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat