Ivanov: Marrëveshja më shumë hap çështje se sa mbyll

Maqedonia

Ivanov: Marrëveshja më shumë hap çështje se sa mbyll

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 19:47
Gjorge Ivanov

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot realizoi takim me John Sullivan, zv. Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në takim u shkëmbyen mendime rreth zhvillimeve aktuale politike në Republikën e Maqedonisë, perspektivën euroatlantike të vendit dhe zhvillimet aktuale në rajon. Presidenti i Maqedonisë theksoi se integrimet evropiane dhe euroatlantike mbeten qëllimet strategjike dhe prioritetet më i lartë i Republikës së Maqedonisë.

“Gjithmonë kam qenë një mbështetës i fortë dhe i gjallë i prioriteteve strategjike të Maqedonisë, që është integrimi i plotë në BE dhe NATO. Por anëtarësimi në BE dhe NATO nuk duhet të keqpërdoret për pranimin e një marrëveshjeje e cila hap më shumë çështje se sa mbyllen”, tha Ivanov gjatë takimit.

Ivanov gjithashtu theksoi se Republika e Maqedonisë mbetet një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe asistencën e përgjithshme në modernizimin dhe edukimin e Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë që të arrijë standardet e NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat