Fetai: Edhe një denarë po të jetë në pyetje, përsëri konsiderohet dëmtim i buxhetit

Maqedonia

Fetai: Edhe një denarë po të jetë në pyetje, përsëri konsiderohet dëmtim i buxhetit

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 21:41
Fatime Fetai

Shpenzimet për votimin tek një njësi zgjedhore në Stumicë në zgjedhjet lokale të vitit 2013, sipas mbrojtjes kanë qenë të vogla. Në vend që më shumë se 140.000 denarë siç shkruan në akuzën e PSP-së për rastin “Titanik 2”, dëshmitari teknik sipas dokumenteve të KSHZ-së, shuma e shpenzimeve ka qenë rreth 30.000 denarë, duke sqaruar se sa para janë shpenzuar nga buxheti i shtetit.

Për fjalët e dëshmitarit, prokurorja e PSP-së Fatime Fetai reagoj ndaj palës mbrojtëse ku u tha se “Edhe një denarë të jetë në pyetje, përsëri konsiderohet dëmtim i buxhetit të Republikës së Maqedonisë”.

Për Bedredin Ibarimin procedura është kontradiktore.

“Për fat të keq, gjatë gjithë kohës në disa seanca kërkoj që të publikohen prova e caktuara, në veçanti, prova për marrjen e dokumentacionit, lëndën dhe materialet e Prokurorisë Publike në PSP. Nuk kam parë provat, procesverbali për dorëzimin nga PSP, nuk është dorëzuar në gjykatë as tek unë”, tha ish-anëtari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Bedridin Ibraimi, i cili akuzohet në rastin e “Titanik 2”.

Gjykimi për rastin “Titanik 2” për ndryshimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale në vitin 2013 do të vazhdojë më 24 dhjetor, ku do të dëgjohen edhe biseda e përgjuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat