Vazhdon gjykimi për rastin “Titanik” në Gjykatën Penale të Shkupit

Maqedonia

Vazhdon gjykimi për rastin “Titanik” në Gjykatën Penale të Shkupit

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 08:54
Foto

Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon gjykimi për parregullsitë zgjedhore “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike.

Lënda është në procedurë dëshmuese dhe në seancën e sotme PSP duhet të fillojë me leximin e dëshmive materiale të lëndës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjyqtari Osman Shabani në seancën e kaluar kërkoi që mbrojtja të dorëzojë listë se cilët materiale duhet të jenë kryesore që të lexohen, në të kundërtën nuk do të lexohen të gjitha

Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Themelkko, Leko Ristovski, Kirill Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Alleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata janë të dyshuar për shoqërim kriminal, shkelje të të drejtës së zgjedhjes, shkelje ndaj lirisë së përcaktimit të zgjedhësit, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimeve, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjetetve për financimin e fushatës zgjedhore./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat