Kush do të amnistohet për dhunën e 27 prillit?

Maqedonia

Kush do të amnistohet për dhunën e 27 prillit?

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 10:54
Kuvendi i Maqedonisë, 27 prill

Deputetët votuan Ligjin për amnisti për incidentet e 27 prillit që ndodhën vitin e kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Votuan 95 deputetë nga shumica qeveritare por edhe nga opozita votuan “për”.

Kishte edhe amendamente nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM që kërkonin amnisti të plotë për ngjarjet në Kuvend.

Personat që kanë poseduar armë dhe maska, që kanë kryer dhunë dhe personat që kanë tejkaluar autorizimet zyrtare nuk do të amnistohen.

Të gjithë të akuzuarit sipas ligjit kanë të drejtë që në afat prej 5 ditësh pas hyrjes së ligjit në fuqi të dërgojnë kërkesa individuale për amnisti, ndërsa vendimin e sjell gjykata me propozim nga Prokuroria.

Kjo do të thotë se secili i akuzuar do të mund të dërgojë kërkesë deri te prokurori dhe gjykata, dhe se gjykata do të sjell vendim pas mendimin paraprak të Prokurorisë Publike që do të bazohen në bazë të dëshmive që i posedon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat