Cilët deputetë nuk votuan ligjin për amnisti në Maqedoni

Maqedonia

Cilët deputetë nuk votuan ligjin për amnisti në Maqedoni

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 11:28
Kuvendi i Kosovës

Gjithsej 17 deputetë nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar në seancën e mbrëmshme për ligjin për amnisti, i cili u votua me 95 vota për dhe asnjë kundër.

Ligj i cili u garanton mbrojtje të akuzuarve për ngjarjet e 27 Prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Midisi këtyre 17 deputetëve katër janë nga partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE. Ka e njejta ende nuk ka ndonjë sqarim se pse një pjesë e deputetëve të tyre nuk kanë votuar për këtë ligj.

Midis deputetëve të VMRO-DPMNE-së që nuk kanë votuar janë: Antonio Milloshovski, Liljana Zaturoska, Dafina Stojanoska, dhe Blagica Lasovska. Ka refuzuar që të votojë edhe deputeti, Goran Mileski. Midis atyre që nuk votuan janë edhe Amdi Bajram dhe Enes Ibrahimi.

Nga BDI përveç Ali Ahmetit nuk votoi edhe deputeti Xhevat Ademi, transmeton Alsat M.  Mirëpo edhe Meral Ferati nga PDSH gjithashtu nuk votoi për këtë ligj.

Pavarësisht se është votuar Ligji për amnisti, ky Ligj nuk i përfshinë organizatorët e ngjarjeve të 27 Prillit, ata që kanë ushtruar dhunë fizike mbi deputetët, njerëzit me maska që kanë qenë pjesë e ngjarje në Kuvend, ata që kanë mbajtur armë me vete, si dhe ata të punësuar që nuk i kanë respektuar urdhërat zyrtar.

Të akuzuarit kanë kohë pesë ditë nga miratimi i Ligjit që të dorëzojnë kërkesa individuale deri te Gjykata dhe Prokuroria Publike, që janë përgjegjës për rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat