Deputeti Arnaudov ende mendohet nëse do të dërgojë kërkesë për amnisti

Maqedonia

Deputeti Arnaudov ende mendohet nëse do të dërgojë kërkesë për amnisti

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 12:34
Deputeti Ljuben Arnaudov,

Deputeti Ljuben Arnaudov, i akuzuar për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, për “Makfaks” thotë se mendon nëse do të dërgojë kërkesë për amnisti. Se si do të veprojë, do të dihet kur do të konsultohet me avokatin e tij.

“Nuk di nëse do të kërkoj amnisti për vete, për këtë do të konsultohem me avokatin”, tha deputeti Arnaudov

Krsto Mukoski, Ljuben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Johan Traçkulovski dhe Ljupço Dimovski janë pesë deputetët të akuzuar për ngjarjet në Kuvend dhe që votuan për sjelljen e Ligjit për amnisti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat