Makraduli: Kemi edhe 24 milionë euro në kuadër të buxhetit për ndotjen e ajrit

Maqedonia

Makraduli: Kemi edhe 24 milionë euro në kuadër të buxhetit për ndotjen e ajrit

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 18:01
Jani Makraduli

Jani Makraduli, zv. Ministri i Mjedisit, për “24 Otvoreno” tha se fondet e përgjithshme, sipas tij, janë ndarë në të gjitha ministritë dhe organeve administrative është 24 milion euro në luftën kundër ndotjes së mjedisit, ndërsa dhe me këtë edhe për ajrin e ndotur.

Resori i Makradulit, megjithatë, ka në dispozicionin e tij dy milionë euro të parashikuara për vitin 2019, për të cilat e pranon se nuk janë të mjaftueshme për zgjidhjen e problemit të ajrit të ndotur.

“Dy milionë euro nuk janë të mjaftueshme. Por prandaj është vendosur të jetë një program strategjik i Qeverisë. Të jemi real, kemi edhe 24 milionë euro në kuadër të buxhetit, me të cilat aktivisht kontribuohet. Do të isha i lumtur nëse ky plan do të ishe miratuar dhjetë vjet më parë. Kjo nuk është një veprim ekologjik, por duhet të jetë një veprim i përbashkët”, tha Makraduli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat