Maqedoni: Tatim-fitimi kapital do ta ulë tregtinë në bursë

Maqedonia

Maqedoni: Tatim-fitimi kapital do ta ulë tregtinë në bursë

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 20:37
Ilustrim

Ndryshimet në politikën tatimore me çka do të tatimohen fitimet kapitale mund të ndjehen negativisht në tregtinë në bursë. Megjithatë, për kryetarin e Bursës së Maqedonisë, Ivan Shteriev, është mirë që përveç për fitimet kapitale, tatim të paguhet edhe për normat e interesit për depozitat bankare, me çka shmanget diskriminimi.

“Tatim të fitimeve kapitale ka pasur edhe më parë, kjo nuk është hera e parë. Ajo që atëherë ishte pengesë, kur kishte tatim të fitimeve kapitale, nuk kishte tatim të depozitave si alternativë. Në këtë pjesë e shohim se është një zgjidhje e mirë, edhe pse teorikisht të gjithë do të donin të mos ketë tatim, por kështu është”, deklaroi Ivan Shteriev.

 

Përveç komunitetit të biznesit që e ngriti zërin kundër tatimit progresiv, edhe brokerat para dy muajve dolën me qëndrim se tatimi i dyfishtë do të ndikonte negativisht në qarkullimin e bursës. Qëndrimi i Ministrisë së Financave për tatimin progresiv është se në këtë mënyrë do të mblidhen më shumë para në arkën e shtetit. Në mënyrë plotësuese pritet që të reduktohet pabarazia në shoqëri dhe hendeku mes të pasurve dhe të varfërve, i cili u thelluar pikërisht për shkak të taksës së sheshtë që e solli qeveria e mëparshme. Për reformën tatimore, parashikohet, përveç aplikimit të tatimit progresiv, të tatohen edhe fitimet kapitale, dividentët, të ardhurat bazuar në qiranë dhe fitimet nga lojërat e fatit, me një normë prej 15%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat