Brad Pitt feston 55 vjetorin me fëmijët, por jo me Angelina Jolie

Mediale Vip

Brad Pitt feston 55 vjetorin me fëmijët, por jo me Angelina Jolie

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 07:32
Ylli i Hollywood ka 6 fëmijë me ish-bashkëshorten, Angelina Jolie

Brad Pitt kishte ditëlindjen e tij të 55 dhe e festoi me familjen, konkretisht fëmijët e tij.

Ylli i Hollywood ka 6 fëmijë me ish-bashkëshorten, Angelina Jolie, Maddox, 17 vjeç, Pax, 15 vjeç, Zahara, 13 vjeç, Shiloh, 12 vjeç dhe binjakët 10-vjeçarë Vivienne e Knox.

"Brad qëndroi me fëmijët gjatë gjithë natës", tha burimi. "Gjatë natës ai u monitorua, si pjesë e marrëveshjes së kujdestarisë që arriti me Jolie."

Burimi shtoi se monitorimi do vazhdojë derisa terapistët të vendosin se kjo gjë nuk është më e nevojshme.

"Është një kohë tranzicioni për të gjithë familjen dhe po ndihmohen nga terapistët", u shpreh burimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat