Ja pse Kresha nuk votoi në “Kënga Magjike”

Mediale Vip

Ja pse Kresha nuk votoi në “Kënga Magjike”

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 07:40
Mc Kresha

Reperi që së fundmi bëri bujë në tregun muzikor shqiptar me këngën “Psikopatja jote”, me të cilën konkurroi në festivalin Kënga Magjike së bashku me Fifin, tregoi se cili ishte roli i tij në pjesën e votimeve brenda këtij festivali.

Në emisionin NIN, ai tregoi se nuk ka marrë pjesë fare në procesin e votave, duke ia lënë të gjithë përgjegjësinë koleges së tij, Fifit.

“Nuk kam dashur të ndikoj në raportet artistike që i kanë artistët mes veti edhe që mos më del dikush e të më thotë: ‘Mi dhe kaq pikë’. Kënga ka qenë e Fifit dhe nuk e kam parë të rrugës dhe e falënderoj Fifin që ka pranuar t’i japë votat vet”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat