Dukeshat veshin fustanet e vjetra në drekën e Mbretëreshës!!!

Mediale Vip

Dukeshat veshin fustanet e vjetra në drekën e Mbretëreshës!!!

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 13:31
Meghan Markle dhe Kate Midellton

Së bashku, Dukesha e Sussex dhe Dukesha e Cambridge iu rikthyen fustaneve të tyre të vjetra për drekën e Krishtlindjeve organizuar nga Mbretëresha e Anglisë Elisabeth, mbajtur mbrëmë në Buckingham Palace.

37- vjeçarja Meghan, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë me princ Harry-n zgjodhi një fustan me lule të markës së preferuar mbretërore “Erdem”, të cilin e ka veshur edhe më parë në vitin 2016.

Image

 

Meghan Markle e veshi fustanin në fjalë në një dalje televizive në Janar të 2016-ës përpara se të dilte me Princ Harry. Djathtas fustani “Erdem” koleksioni Vjeshte-Dimer 2015

Ndërkohë, kunata e saj 36-vjeçarja Kate u fotografua me një fustan ngjyrë rozë në të kuqe që shumë fansa mendojnë se është krijimi i stilistes Stella Mçartney, të cilën dukesha e ka veshur në vitin 2011.

Detajet e fustanit si fjongoja që lidhet në qafë dhe ngjyra duken kaq të ngjashme me fustanin që ka veshur Kate në darkën private të ditëlindjes së Princ Philip në qershor të 2011-ën.

Image

Dy Dukeshat iu bashkuan bashkëshortëve të tyre Princ Harry-t dhe Princ William për angazhimin mbretëror të mërkurën padite, në këtë dalje të parë publikë së bashku pas zërave për një përçarje mes tyre. Megjithatë, të katërt u shfaqën pozitivë, të buzëqeshur teksa largoheshin nga mbledhja e familjes. Ndonëse paparazët nuk mundën të fotografonin komplet pamjet e dy zonjave, nga ajo çfraë shihet nga xhami i makinës, të bën të kuptosh se Meghan dhe Kate kanë veshur fustanet e tyre të vjetra për këtë event.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat