Travis Scott bashkon forcat me Maroon 5

Mediale Vip

Travis Scott bashkon forcat me Maroon 5

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 20:14
Maroon 5 dhe Travis Scott

Grupi muzikor, Maroon 5, raportohet se e ka gjetur edhe një performues për t’iu bashkangjitur atyre në shfaqjen e Super Bowl 2019 dhe ai është Travis Scott.

Kishte zëra që thonin se Maroon 5 kishte telashe në prenotimin e këngëtarëve të tjerë për këtë show. Ata po ashtu momentalisht janë në bisedime edhe me Cardi B dhe me Big Boy të grupit Outcast. Ky publikim po ashtu raporton se Kylie Jenner dhe vajza e tyre Stormi do të jenë prezente aty.

Derisa Liga Kombëtare e Futbollit amerikan ende nuk e ka konfirmuar që Maroon 5 madje është i angazhuar aty, Adam Levine ka thënë se ai është “ende duke i formuluar disa gjëra”.

Super Bowl pritet të transmetohet drejtpërdrejt nga Atlanta më tre shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat