Kjo është arsyeja pse Tayna ka ndryshuar emrin

Mediale Vip

Kjo është arsyeja pse Tayna ka ndryshuar emrin

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 09:25
Tayna

Tayna këtë vit është kthyer në reperen më të komentaur në rrjete sociale dhe emrin e saj tashmë e njohin të gjithë.

Mirëpo ky nuk është emri i vertetë i reperes dhe siç e kemi treguar edhe më parë,Tayna quhet në të vertetë Doruntina.

Por këngëtarja së fundmi ka zbuluar arsyen pse e ka ndryshuar emrin në një intervistë për ‘Express Morning’ ku tha:

'Tayna e kam gjetur para një viti me kushërirën time. Doja një emër më interesant se Doruntina e kanë shumë njerëz. Të gjithë reperët nuk e kanë emrin e vërtetë dhe duhet artistik sepse edhe si personalitet Tayna ndryshon nga Doruntina. Është si ‘alter ego’ prandaj e kam vendosur Tayna,” u shpreh reperja.

Së fundmi reperja po shijon dhe suksesin e këngës me Ledri Vulën e cila në pak kohë ka marrë mijëra klikime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat