Alida Duka : “Nuk keni parë asgjë akoma”

Mediale Vip

Alida Duka : “Nuk keni parë asgjë akoma”

Nga: Maksim Gjokaj Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 15:00
Alida Duka

E suksesshme, energjike me një supër fizik dhe vula e këtij viti që po lëm pas, apo siç e quan vetë ajo thyerja e akullit në karrierën e saj, ishte remiksi i këngës “ E vuaj” që u pëlqeu deri në Rusi. Besoj se e kuptuat se për kë bëhet fjalë, për këngëtaren Alida Duka, e cila vjen në rrëfimin e saj në këtë fundvit për gazetën tonë, ku na tregon angazhimet dhe suprizat e saj që po vijnë shumë shpejt, ku nuk do të jetë një këngë por tre duete, si dhe pse ka vendosur ta kalojë ndërrimin e viteve në Angli, natyrisht në koncert. Por artistja atraktive Alida na thotë edhe pse nuk e vret shumë mendjen në pjesën a merr apo jo komente dhe urime për projekete e reja nga kolegët e saj, si dhe na rrëfen dy emra të tjerë poducentësh shqiptarë që i pëlqen krijimet e tyre.

“Bota sot”: Si shkoi ky vit, super suksesi i këngës "E vuaj" ishte vula e mundimit tënd?

-Festat e fundvitit i mbylla në Angli në Bruxe Dhe Gjermani.

Do mundohem ti kombinoj, të festoj edhe me familjen si edhe konzìcertet. Remiksi “ E vuaj” ishte thyerja e akullit në karrierën time , jam shumë e lumtur për këtë që arriti të bëhet hit në Rusi, si edhe shtetet përreth.

“Bota sot”: Cilin apo cilën do të veçoje për ti thënë faleminderit për 2018-n?

-Në radhë të parë falenderoj vëllain tim Stinën, i cili ka qenë arragament për çdo projekt timin, familjen time që më ka ndejtur afër në çdo hap të jetës time si edhe fansat e mi që më kanë mbështetur në çdo projekt timin.

“Bota sot”: E ndonjë peng apo kërkim falje?

-Jo as edhe një peng, të gjitha që kam dashur i kam realizuar pa përjashtim të asnjë projekti .

“Bota sot”: E kënaqur me komentet apo qoftë dhe një urim nga ana e kolegëve të muzikës për suksesin tënd?

-Po me kolegët ne duhet ta mbajme njëri-tjetrin, njëra dorë lan tjetrën, të dyja duart lajnë fytyrën. Kam me të gjithë një komunikim shumë perfekt prandaj tek kjo pjesë nuk e vras mendjen.

“Bota sot”: Nuk e tradhton kurrë vëllanë Stinen sepse ai bën hite apo sepse e njeh motrën dhe cilësitë e saj mirë?

-Jo nuk ka të bëjë, unë kam bërë edhe këngë në studio në Gjermani, edhe Shqiperi, por tek Stine gjej vetveten, sepse kemi të njëjtën shije muzikore. Kompozimet e tij më prekin telat e zemrës.

“Bota sot”: Pas Stines cili producent apo kantautor shqiptar mendon se është më i miri?

-Shqipëria ka shumë producentë dhe kantautorë të mirë, më pëlqejnë shumë kompozimet e Enis Preshevës, si edhe produksionet e Big Bang me kanë rënë shumë në sy.

“Bota sot”: Kënga e rradhës do të jetë solo apo duet?

-Këngët e radhës janë të treja duet, dhe njëra nga ato do jetë e preferuara imja “Chi-ki-Tha” nga Stine production, surprizë për festat e fundvitit.

“Bota sot”: Alida është në maje të karrierës apo nuk kemi parë asgjë akoma?

-Nuk keni parë asgjë akoma.

“Bota sot”: Viti i Ri ku do ta gjejë Alidën?

-Vitin e Ri vendosa ta bëj në Angli, pasi jam në koncert në Birmingham, një publik që më ka dhënë shumë emocione për 2018-ën ndaj dhe vendosa festat e fundvitit t’i mbyll atje .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat