Flori: Më pyetën pse e do aq shumë…

Mediale Vip

Flori: Më pyetën pse e do aq shumë…

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 09:51
Flori Mumajesi

Flori Mumajesi është emër shumë i suksesshëm në skenën muzikore shqiptare.

Kantautori Flori Mumajesi është shumë aktiv me këngë të reja, të cilat priten shumë mirë nga publiku.

Dashurinë për muzikën ai e ka treguar shumë shpesh publikisht, e kështu veproi edhe së fundi përmes një statusi në llogarinë e tij në Instagram.

“Dikush një herë më pyeti mua: “Pse e do muzikën aq shumë?”, unë iu përgjigja: Sepse është gjëja e vetme që qëndron kur gjithçka dhe çdokush largohet”, ka shkruar Flori.

Image

Për ndryshe, Flori Mumajesi javë më parë u shpall fitues i festivalit “Kënga Magjike” me baladën “Plas”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat