Krejtësisht e transformuar, Eni Koçi pranon operacionet

Mediale Vip

Krejtësisht e transformuar, Eni Koçi pranon operacionet

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 14:30
Eni Koçi

Edhe pse operacionet plastike duket se herë çdo e më tepër po kthehen në një “trend” për vajzat, nuk janë të rralla rastet kur ato kritikohen ashpër për këto ndërhyrje.

Si shumë emra të tjerë të njohur të showbiz-it shqiptar, as Eni Koçi nuk ka mundur tu shpëtojë “gojëve të liga” dhe kuriozitetit të njerëzve.

Shpesh janë bërë aludime se artistja ka bërë ndërhyrje estetike në fytyrën e saj. Mirëpo Eni ka folur për herë të parë rreth kësaj teme.

Në “instastoryn” e saj artistja vendosi  që t’iu përgjigjej pyetjeve të fansave. Ndër të tjera, nuk kishte si të mungonte dhe pyetja “A ke bërë ndonjë operacion plastik?” të cilën këngëtarja e publikoi duke sqaruar çdo gjë.

Eni ka treguar se ndërhyrja e vetme që ka, është hunda dhe kjo ka ardhur si shkak i një problemi të rëndë shëndetësor. Gjithashtu ajo e mbyll shkrimin e saj me një mesazh ku i bën thirrje publikut të mos gjykojnë pa qenë të mirëinfromuar.

Më poshtë gjeni sqarimin e plotë të saj:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat