Menaxheri i Feros: Kjo është gjendja e reperit pas përleshjes në Mitrovicë

Mediale Vip

Menaxheri i Feros: Kjo është gjendja e reperit pas përleshjes në Mitrovicë

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 15:02
Reperi Fero

Reperi Fero është përleshur me disa persona në një klub nate në Mitrovicë.

Syri Kosova ka kontaktuar me menaxherin e tij Mehmet Elshani, i cili ka treguar disa detaje.

"Fero është mirë, nuk ka qenë diçka e madhe, disa të rinj janë rrahur me sigurimin e Feros, pastaj ka ndërhyer edhe ai" tha Elshani për Syrin.

Nga ana tjetër, nga Fero nuk ka asnjë reagim në rrjetet sociale, postet e fundit të tij deri më tani janë ato që tregojnë që sot do lansohet kënga e re e tij e titulluar “Alles Baba”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat