U tha se ishte performanca e tij e fundit, Alban Skënderaj shpjegon gjithçka

Mediale Vip

U tha se ishte performanca e tij e fundit, Alban Skënderaj shpjegon gjithçka

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 23:37
Alban Skënderaj

Alban Skënderaj është një ndër artistët më të dashur për publikun shqiptar. Ai i ka dhuruar shumë skensës së muzikës dhe koncertet e tij janë të vazhdueshme. Por disa ditë më parë, nëpërmjet një postimi në Instagram u mor si e mirëqenë deklarata e tij se nuk do të performonte më.

Albani përkrahë një lajmërimi se do të ishte në një club të Tiranës u shpreh se ajo do të ishte performanca e tij e fundit në kryeqytet për një kohë të gjatë. Por sot ai ka shpjeguar gjithçka që ka dashur të thojë me të.

“Me sa duket “kujdes çfarë flet” vlen edhe për mua që flas goxha pak në rrjetet sociale .Meqë disa u bënë merak, nuk shkuajta që mbas mbrëmjes së sotme nuk do performoj më fare por, nuk performoj më për një kohë nëpër clubet e Tiranës kështu që doni s’doni më keni vërdallë nëpër evente e qytete edhe për ca kohë.”- ka lajëmruar Albani  sërish nëpërmjet Instagramit.

Epo ky shpjegim na duhej, pasi është vërtet një lajm i mirë. Ne presim të shohim projektet e tij për vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat