Zbulohet se a janë ndarë Luana dhe Krenari

Mediale Vip

Zbulohet se a janë ndarë Luana dhe Krenari

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 01:01
Luana dhe Krenari

Moderatorja Luana Vjollca ka vendosur që të eksperimentojë kohët e fundit me pamjen e saj. Nga flokët bjonde ajo kaloi te ngjyra e zezë, duke i lënë pa fjalë ndjekësit dhe më pas na bëri nostalgjikë me flokët e kuqe.

Ndërsa të gjithë jemi konfuzë se cilët janë flokët origjinal të moderatores, më në fund mund të kemi një përgjigje. Së fundmi, Luana ka hequr dorë nga extension dhe tregoi modelin e flokëve të shkurtër platin. Në një foto të publikuar së fundmi, Luana tregon se ka ndryshuar modelin e flokëve.

E siç duket ky ndryshim i ka pëlqyer edhe kushërirës së Krenar Çocaj, Edona Çocaj. Ajo i ka komentuar “WOW” me disa emoji dhe Luana i ktheu me dy zemra lejla. E ndërkohë që i hodhëm një sy instagramit të saj, në foton e fundit Luana i ka shkruar Edonës ku i thotë: “shihemi së shpejti bionde”, ndërkohë që ajo i thotë: “mezi po pres t’ju takoj”. Dhe kur thotë “t’ju takoj”, me siguri e ka fjalën për atë dhe Krenarin.

Image

Pra edhe pse nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, Luana dhe Krenari janë çift, madje kanë marrëdhënie të mirë me familjarët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat