Shkenda Dubova flet pas aksidentit, kjo është gjendja e saj

Mediale Vip

Shkenda Dubova flet pas aksidentit, kjo është gjendja e saj

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 07:42
Shkenda Dubova

Shkenda Dubova ka pësuar një aksident komunikacioni.

Këngëtarja Shkenda Dubova gjatë mbrëmjes së djeshme është aksidentuar me makinë pranë banesës së saj në Prishtinë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes pas këtij aksidenti dhe po merret me rastin ndërsa Shkenda ka treguar se gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe dëmet kanë qenë vetëm materiale.

Njëherësh ajo thotë se i vjen keq për dëmet që i ka shkaktuar palës tjetër.

‘’Faleminderit për interesimin tuaj, unë jam mirë me shëndet. Nuk jam e lënduar. Makina më është dëmtuar po është diçka që rregullohet, Zoti më ka rujt. Kam qenë para  banesës sime në Prishtinë dhe e vetme në veturë. Më vjen keq për personin e dëmtuar, unë jam fajtore dhe policia po merren tutje me rastin’’, ishin fjalët e saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat