Bella Hadid flet për suksesin e saj më të madh, nuk do ta besoni se cili është

Mediale Vip

Bella Hadid flet për suksesin e saj më të madh, nuk do ta besoni se cili është

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 12:27
Bella Hadid

Në një intervistë për Vogue, Bella Hadid zbuloi se ajo ndihej më mirë se kurrë dhe se gjendja e saj mendore ishte shumë e rëndësishme për të.

Modelja e njohur iu përgjigj 73 pyetjeve derisa shëtitej nëpër fermë me kuaj. Intervista filloi me përshkrimin e karrierës së saj si kalorëse, dhe ajo tha se  kishte zgjatur 10 vjet.

Bella më parë kishte qenë cak i kritikave pasi kishte postuar fotografi dhe pamjet që tregonin se sa e hollë ishte ajo, dhe kjo kishte një efekt të rëndësishëm në gjendjen e saj psikologjike.

"Kjo është vërtet e trishtuar. Ajo flet për vetëbesimin dhe është e dobët. Industria në të cilën punon ka standarde të neveritshme të bukurisë", shkroi një nga përdoruesit e Instagram-it.

Në videon që regjistroi për Vogue, modelja e njohur duket krejtësisht normale dhe e kënaqur. Ajo tregon se gjendja e saj emocionale dhe psikologjike është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat