Moderatori Labinot Gashi tre ditë më parë u bë prind për herë të parë.
Labinot Gashi dhe Qëndresa Bajrami u bënë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Rroa.
Përmes rrjeteve sociale Labi ka treguar se vogëlushja e tij, të cilën e pagëzuan Rroa, ka arritur në shtëpi.
Asaj iu bë pritje e veçantë, pasi shtëpia e moderatorit është rregulluar me balona, trëndafila, e detaje tjera që në përgjithësi kishin ngjyrën pink.
“Mirë se erdhe në shtëpi Rroa”, ka shkruar Labi.