Labinot Tahiri humb një familjar

Mediale Vip

Labinot Tahiri humb një familjar

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 21:04
Labinot Tahiri

Këngëtari Labinot Tahiri ka humbur një familjar.

Me një postim në llogarinë e tij ‘Facebook’, Labinot Tahiri ka treguar se i ka vdekur axha i tij, Ekrem Tahiri.

Me rastin e humbjes së axhës, Labi përmes profilit zyrtar Facebook, ka njoftuar familjarët, dhe miqt.

‘Axhë, ishe shok i mirë për ne, ishe burrë me karakter dhe njeri i vendosur ne ate që thoje. Kujtimet e mira që kishim në fëmirinē tonē, te Baba Plak, do na kujtohen gjithmonë, e sidomos kur lexoje revistat për të na thënë ndonjë gjë rreth ngjarjeve në Kosovën e para luftes! Tanimë pusho i qetë axhë! Zoti e dërgoftë shpirtin tënd në parajsë!’, ka shkruar mes tjerash Labi në Facebook.

Ekrem Tahiri ka qenë punëtorë dhe moderatorë në radio televizionin Prishtina, deri në kohën e viteve 1990.

Ai vdiq pas njê sëmundje në moshën 65 vjeq.

Varrimi i të ndjerit bëhet të martën në varrezat e fshatit Balaj të Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat