Tom Hanks viziton një restorant dhe ua paguan të gjithë të pranishmëve ushqimin

Mediale Vip

Tom Hanks viziton një restorant dhe ua paguan të gjithë të pranishmëve ushqimin

Më: 25 dhjetor 2018 Në ora: 08:03
Tom Hanks dhe Rita Wilson

Pasi hyri në një restorant në Kaliforni, Tom Hanks vendosi t’i qerasë të pranishmit me drekë dhe pastaj me bashkëshorten e tij, Rita Wilson, u fotografuan me fansat.

Aktori hollivudian dhe gruaja e tij shkuan për të ngrënë ushqim në restorantin In-N-Out në Fontana të Kalifornisë, por pasi hynë aty, fituesi i Oscarit vendosi të bënte një gjest për t’u kujtuar.

Në këtë mënyrë, 62-vjeçari dhe partnerja e tij vendosën t’ua zbukuronin festat njerëzve që ishin aty.

“Shikoni kush e ka vizituar In-N-Out në Fontana! Tom Hanks dhe ua pagoi drekën të gjithëve. Bukur!”, ka shkruar një përdorues i Twitterit.

Hanks është shumë i afërt me fansat e tij, të cilëve shpeshherë u kushton kohë dhe fotografohet me ta.

Ndërsa së fundmi ka pasur më shumë hapësirë për ta bërë këtë duke qenë se ka bërë pushim nga xhirimet e filmave.

Megjithatë, në vitin 2019 e pret shumë punë, pasi do të vazhdojë xhirimet e vazhdimit të katërt të “Toy Story”, si edhe do të xhirojë edhe disa filma të tjerë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat