Rita Ora ‘e ndez’ atmosferën duke vallëzuar me këngë shqipe në shtëpinë e saj

Mediale Vip

Rita Ora ‘e ndez’ atmosferën duke vallëzuar me këngë shqipe në shtëpinë e saj

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 09:59
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me famë, Rita Ora, është shprehur gjithnjë krenare për rrënjët e saj.

Megjithëse nga angazhimet e tepërta, i bie rrallë që të vijë në Kosovë, asaj i pëlqen shumë kultura dhe traditat shqipe.

Së fundmi, ajo ka bërë të ditur se në shtëpinë e saj ka pasur festë, me rastin e festave të fundvitit.

Në një video të publikuar nga e ëma e saj, Vera, në InstaStory, Rita shfaqet duke vallëzuar plot ritëm me muzikë shqiptare.

Këngëtarja shqiptare dukej mjaft atraktive ndërsa kërcente nën ritmet e këngës “Valle kosovare”, teksa mbante në dorë një shami të kuqe.

Se i pëlqen të vallëzojë me muzikë tradicionale, këtë ajo e ka vërtetuar edhe gjatë koncertit të 100 vjetorit të Pavarësisë, më 17 shkurt.

Rita kishte përgatitur një koreografi befasi me valltarët e saj, ku kishte kërcyer “Vallen e Rugovës”, ndërsa kishte bërë një miksim mes kësaj kënge dhe këngës “Black Window”.

Përndryshe, këngëtarja Ora ka shënuar suksese të shumta këtë vit, ku njëra ndër to ishte nxjerrja në treg e albumit të saj të dytë në karrierë, “Phoenix”

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat