Të lidhur prej dy vitesh? Evi Reçi zbulon të vërtetën për marrëdhënien me Mc Kreshën

Mediale Vip

Të lidhur prej dy vitesh? Evi Reçi zbulon të vërtetën për marrëdhënien me Mc Kreshën

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 19:29
Mc Kresha dhe Evi Reçi

Shpeshherë të famshmit shqiptarë janë munduar që jetën e tyre private ta mbajnë larg syrit të publikut. Ditën e sotme u përhap lajmi se këngëtarja Evi Reçi dhe reperi Mc Kresha janë në një romancë prej rreth dy vitesh.

Pasi lajmi u publikua, këngëtarja vendosi që të reagonte duke përgënjeshtruar faktin se mes tyre ka një lidhje dashurie.

Në një prononcim për “iconstyle”, Reçi tha: “Nuk e di si qarkulloi ky lajm, por di që nuk është i vërtetë. Një gjë e tillë nuk ekziston. Më duhet ta përgënjeshtroj”.

Ndërkohë sot, burime për “iconstyle.al” u shprehën se ata kanë vendosur që ta mbajnë lidhjen larg vëmendjes së publikut dhe pavarësisht se Mc Kresha jeton në Kosovë dhe Evi Reçi në Itali, marrëdhënia e tyre thuhet se i mbijetoi distancës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat