“Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, Capital T revoltohet me ata që e kritikuan për bamirësitë

Mediale Vip

“Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, Capital T revoltohet me ata që e kritikuan për bamirësitë

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 19:53
Capital T

Reperi mjaft i dashur për publikun shqiptar, Capital T është revoltuar me të gjithë ata persona në profilin e tij në “Instagram”, e kritikojnë dhe komentojnë fotot ku ai shfaqet duke bërë bamirësi.

Në një postim në “Instastory”, reperi u është drejtuar atyre duke i cilësuar si “njerëz të ligë” që nuk i durojnë bamirësitë e tij. Gjithashtu Capital T u uron që t’u pastrohet shpirti nga urrejtja.

Njëkohësisht në postimin e tij, reperi tregon se nuk do të dorëzohet pavarësisht se “qentë lehin”. Kujtojmë se në këto ditë festash, ai ka treguar se u ka ardhur në ndihmë fëmijëve në nevojë me dhurata dhe ushqime që i ka shpërndarë personalisht.

“Për të gjithë ata njerëz të ligë që i pengon bamirësia ime dhe të gjithë ata të cilët kanë shpirt për të sharë humanitetin e çdolloji: Zoti ju ndihmoftë dhe ju pastroftë prej urrejtjes që keni në shpirt.

Kur ju pengon humaniteti mendo sa shumë ju pengon suksesi im. Sidoqoftë aksionet nuk do të ndalen. Qentë le të lehin, karvani ecën përpara. Zemra dhe qëllimet e pastra gjithmonë fitojnë!”, shkruan reperi në postimin e tij.

Ai ka publikuar më pas edhe një shkrim tjetër ku thuhet: “Bariu tha: Nuk jam i hidhëruar me Ujkun që mbyti Delet e mija, por më shumë u hidhërova me Qent e mij që hanin mish bashkë me Ujkun”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat