Rob Kardashian bën një paraqitje të rrallë

Mediale Vip

Rob Kardashian bën një paraqitje të rrallë

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 21:59
Rob Kardashian

Krishtlindjet e familjes Kardashian-Jenner është kompletuar të martën, edhe me paraqitjen e Rob Kardashian, që qëndron vazhdimisht larg rrjeteve sociale.

Në një video të postuar në Instagram Story nga motra e tij Khloe Kardashian, 31 vjeçari Rob shihet duke e mbajtur vajzën e tij dyvjeçare Dream, derisa familja shihet së bashku duke i hapur dhuratat në mëngjesin e Krishtlindjeve.

“Urime Krishtlindjet Dream”, dëgjohet Khloe derisa vëllau i saj Rob e kap vogëlushen në faqe.

Rob, që ka vajzën Dream me ish të dashurën Blac Chyna, ka postuar një mesazh të ëmbël për fëmiun e tij të vetëm.

“Urime Krishtlindjet të gjithëve. Ndjenja më e mirë është ta shoh vogëlushen time të lumtur”, ka shkruar ai në Twitter.

Familja e njohur ka nisur festat e fundvitit, të hënën, me festën e përvitshme për Krishtlidje që  e organizon Kris Jeener, ku kishte edhe një performancë nga John Legend.

 

Aww have a great day everyone!

A post shared by Kim Kardashian Snapchat ? (@kimkardashiansnap) on Dec 25, 2018 at 7:57am PST

Festa “Winter Wonderland Whoville” ka ndodhur në shtëpinë e vajzës së saj, Kim Kardashian.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat