Pas fitores në Festivalin e Këngës, Jonida Maliqi bën duetin e ëmbël me të birin

Mediale Vip

Pas fitores në Festivalin e Këngës, Jonida Maliqi bën duetin e ëmbël me të birin

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 22:01
Jonida Maliqi

Jonida Maliqi ka realizuar shumë këngë e hite, është vlerësuar me dhjetëra çmime, ku i fundit ishte ai i Festivalit të Këngës, por me siguri për Jonida Maliqin dueti i realizuar për Krishtlindje me të birin Dan, është suksesi më veçantë i jetës së saj.

Para disa ditësh, vogëlushi Dan ka mbushur plot 7 vjeç derisa këngëtarja ka postuar një video në profilin e saj në Instagram, ku shfaqet duke kënduar së bashku me të birin e saj.

Të dy “mam e bir” kanë realizuar një video, duke kënduar sëbashku këngën “Merry Christmas”, në shenjë falenderimi për të gjitha urimet që kanë ardhur për ditëlindjen e Danit.

“Sot vendosa të bëj një duet me Danushin, duke ju falenderuar dhe përshëndetur të gjithëve për urimet e përzemërta që keni dërguar me një “Merry Christmas” dhe sigursht në sfond nuk mund të mungonte kënga “Ktheju Tokës” – shkruan Jonida në mbishkrimin e videos së postuar.

“Në videon e dytë diku jemi ftohur”- thotë këngëtarja, duke iu referuar momentit të lezetshëm kur në mes të këngës vogëlushi Dan ka teshtirë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat