Këto janë sukseset e mëdha të Majk për vitin 2018

Mediale Vip

Këto janë sukseset e mëdha të Majk për vitin 2018

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 22:46
Majk

Viti 2018 nuk ka dyshim se ka qenë ndër më të suksesshmit për reperin, Majk.

Ai këtë vit solli një sërë projektesh dhe bashkëpunimesh të cilat u mirëpritën nga publiku.

“Pasha jetën”, “Paris Milano”, “Krejt ti fala” dhe “Qikita”, janë projektet e suksesshme të Majkit që mblodhën miliona klikime në Youtube.

Këto suksese të mëdha të tij ai i ka ndarë në rrjete sociale teksa falënderon fansat për përkrahjen që i kanë dhënë.

“Faleminderit Zotit për talentin dhe shëndetin, faleminderit vetes për vullnetin, faleminderit vetes që nuk jam nal tu punu edhe këtë vit, faleminderit edhe krejt juve që më keni suportu si çdo here, faleminderit thjesht faleminderit për një vit kaq të suksesshëm”, janë fjalët e reperit. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat