Kylie Jenner dhe Travis Scott ia kanë ndaluar Stormi-t këtë gjë

Mediale Vip

Kylie Jenner dhe Travis Scott ia kanë ndaluar Stormi-t këtë gjë

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 09:37
Kylie Jenner dhe Travis Scott me Stormin

Edhe të famshmit i vendosin rregulla fëmijëve të tyre.

Stormi Webster, vajza e yllit Kylie Jenner dhe reperit Travis Scott, ka disa limite shumë serioze përsa i përket ekranit të televizorit.

“Sot fëmijët qëndrojnë shumë kohë në iPad. Ka kaq shumë teknologji. Askush nuk luan më jashtë me shokët. Ne ia kemi ndaluar Stormit televizorin, kështu që vogëlushes time nuk i lejohet televizori në shtëpi”, u shpreh reperi.

Në një intervistë të bërë pak ditë më parë, Scott tregoi se ka vendosur së bashku me partneren e tij, që vajza e tyre Stormi mos të jetë pranë televizorit. Pavarësisht kësaj ata i blejnë herë pas here dhurata shumë të shtrenjta vogëlushes edhe pse akoma nuk ka mbushur 1 vjeç.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat