Djali i Bashkim Finos lidh zyrtarisht kurorë me vajzën e zyrtarit të LSI-së, fotot nga celebrimi!!

Mediale Vip

Djali i Bashkim Finos lidh zyrtarisht kurorë me vajzën e zyrtarit të LSI-së, fotot nga celebrimi!!

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 20:08
Celebrimi

Prindërit e tyre mund gjenden në në anë të kundërta të llogores politike, por kjo nuk e ka penguar Redi Finon, djalin e deputetit të Partisë Socialiste Bashkim Fino të dashurohet, e të martohet me vajzën e anëtarit të Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gëzim Podgoricës, Edlirën. Ceremonia zyrtare u krye në ambjentet e bashkisë së Tiranës; fotot e celebrimit i ka postuar vetë Erjon Veliaj në rrjetet sociale.

“Shumë urime Redi Fino dhe Edlira Podgorica teksa nisni udhëtimin më të bukur të jetës suaj bashkë! I lumtur për miqtë e mi Bashkimin e Gëzimin tek shohin fëmijët e tyre të krijojnë familjen më të re të Tiranës! Të trashëgohen!”, ka shkruar kreu i Bashkisë. Celebrimi kremtoi zyrtarisht lidhjen e dy të rinjve, ndërsa dasma u mbajt në 12 dhjetor.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat