Dua Lipa publikon një fotografi të rrallë nga fëmijëria, kur si fëmijë fotografohej me babadimrin

Mediale Vip

Dua Lipa publikon një fotografi të rrallë nga fëmijëria, kur si fëmijë fotografohej me babadimrin

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 10:30
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka pasur një vit mjaft të suksesshëm.

Ajo ka sjell shumë këngë brenda vitit, të cilat janë shndërruar në hite, gjersa nuk munguan edhe koncertet dhe çmimet e shumta për artisten tonë.

Në prag të festave të fundvitit, ajo është bërë edhe më festive, duke sjell imazhe të ndryshme dhe interesante për ndjekësit e saj në Instagram.

Dua së fundmi është kthyer në kohë, duke publikuar një imazh të rrallë nga fëmijëria e saj.

Bëhet fjalë për një fotografi të realizuar pranë babadimrit, kur ajo ishte shumë e vogël.

E veshur me të kuqe dhe kapuç në kokë, Dua dukej mjaft e lumtur që po fotografohej pranë personazhit shumë të dashur nga fëmijët.

“Disponim”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e këtij imazhi, me çka ka lënë të kuptohet se është në humor për të ndarë me fansat kujtime të tilla.

Një pjesë të madhe të fëmijërisë këngëtarja Lipa e ka kaluar në Kosovë, me ç’rast edhe fotografia në fjalë mund të jetë realizuar këtu. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat