“Jam si vera”, Aisleyne feston ditëlindjen e 40-të nudo

Mediale Vip

“Jam si vera”, Aisleyne feston ditëlindjen e 40-të nudo

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 10:49
Aisleyne Horgan-Wallace

Ajo është ylli frymëzues i Big Brother, e cila shkëlqen edhe në moshën 40 vjeçare, pa u ndikuar aspak nga fakti se ka 3 fëmijë dhe ka kaluar tre abortime.

Po flasim për yllin britanik të shoëbiz-it Aisleyne Horgan-Wallace, e cila ka dhënë një intervistë të gjatë për TheSun, shoqëruar edhe me disa foto “përvëluese” ku shfaqet krejt lakuriq.

Ais ka zbuluar se ka ngrirë vezët e saj në një përpjekje për ndaluar lindjen e një fëmije tjetër dhe shprehet e ngazëllyer për kapitullin e ri në jetën e saj.

Përpara festës së ditëlindjes së 40-të Aisleyne i tha ekskluzivisht The Sun Online: “Për ditëlindjen time bleva një Rolex të ri dhe ngriva vezët”.

Aisleyne është rikuperuar pasi më parë kishte tentuar vetëvrasjen pas lindjes së një foshnje 6 muajsh të vdekur dhe tre abortimeve si rezultat i një grupi të rrallë të gjakut të quajtur rhesus.

Me një epsh të përtërirë për jetën, ajo tani dëshiron të përdorë besimin dhe pozitivitetin e saj për të frymëzuar gra të tjera të moshës së saj duke thënë se kanë shumë për të jetuar.

“Unë mendoj se kjo do të jetë koha më e mirë e jetës sime, dua të fuqizoj gratë e tjera, mendoj se ka një stigmë të qenies që gruaja e moshuar lihet në raft dhe e dëgjoj kryesisht nga gra të tjera që e përshkruajnë veten në atë mënyrë. Unë jam këtu për t’i bashkuar këto stereotipe”, ka rrëfyer ajo.

Ndërkohë në fotot seksi për të shënuar të 40-at ajo duket krejtësisht e zhveshur dhe nuk e ka problem zbulimin e aseteve të saj.

“Unë jam plakur si një verë e mirë”, provokon Aisleyene.

Përpara festës së ditëlindjes së 40-të Aisleyne i tha ekskluzivisht The Sun Online: “Për ditëlindjen time bleva një Rolex të ri dhe ngriva vezët”.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat