“Të qarë që ka bërë në dasmë…”, Ami i nxjerr të palarat Ermalit

Mediale Vip

“Të qarë që ka bërë në dasmë…”, Ami i nxjerr të palarat Ermalit

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 23:35

Dasma përshkruhet gjithnjë si një nga emocionet më të mëdha për çdo çift. E tillë duket se ka qenë edhe për moderatorët Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska.

Ajo ishte sot e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” nga ku i nxori “të palarat” bashkëshortit të saj. Moderatorja tregoi se Ermali u fsheh poshtë tavolinës dhe ka qarë natën e dasmës.

Ermal Mamaqi: Po dasma si ishte, jeni kënaqur? Kanë kaluar 8 vite…

Amarda Toska: Më duken shumë më tepër… Në dasmë mirë, nuk mbaj mend shumë gjëra të them të drejtën. Turp është ta them, po nuk e kam parë videon e dasmës tonë…

Ermal Mamaqi: Si se ke parë videon e dasmës?

Amarda Toska: Jo se kam parë, kurrë… Pse e ke parë ti?

Ermal Mamaqi: Ç’punë ke ti me mua, unë po të pyes ty… Që ta dini ju, ne nuk e kemi parë. Është një gjë që e kemi vendosur të dy, Nisëm ta shohim të dy, por na kapi një e qarë dhe vendosëm ta shohim pas 10 vitesh.

Amarda Toska: Ne mendonim se ishim ambientuar me kamerat, por dasma ishte komplet gjë tjetër. Dasma e vërtetë është celebrimi, kisha emocione, qava pak. Të gjitha fotot i kam kështu si e traumatizuar.

Ermal Mamaqi: E mbaj mend…

Amarda Toska: Një ditë më pas i kishe ti ato emocione. Ditën e nesërme që ishte dasma, të qarë që ka bërë Ermal Mamaqi në dasmë…

Ermal Mamaqi: Sa turp më vjen tani…

Amarda Toska: Ishte gjithë ai emocion. Ishte shumë bukur.

Ermal Mamaqi: Po shumë bukur, unë s’po gjeja mbulesë tavoline të fshihesha. Më kapën ca lotë. Kam qarë si idiot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat