Gigi Hadid dhe Zayn Malik: Pas shtatë muajsh, lidhja është thyer përsëri

Mediale Vip

Gigi Hadid dhe Zayn Malik: Pas shtatë muajsh, lidhja është thyer përsëri

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 16:48
Modeli i famshëm Gigi Hadid dhe muzikanti Zayn Malik

Modeli i famshëm Gigi Hadid dhe muzikanti Zayn Malik janë ndarë përsëri, këtë herë pas vetëm shtatë muajsh.

Çifti ka qenë së bashku që nga viti 2015, dhe në mars të këtij viti marrëdhëniet e tyre kanë shpërthyer për herë të parë. Pas kësaj, ata kaluan disa kohë veç e veç, dhe pastaj filluan përsëri dashurinë e tyre, transmeton KosovaPress.

Fansat e tyre hetuan së pari se diçka e çuditshme po ndodh mes tyre, madje edhe konfirmuan se muzikanti nuk ndjek Gigi në rrjetet sociale. Në profilin e tyre në Instagram, Gigi vendosi foton e tyre të përbashkët në tetor, ndërkohë që Zayn publikoi këngën “There You Are” në dhjetor dhe teksti i saj i referohet modeles së famshme.

Vetëm koha do të tregojë nëse fundi i këtij viti do të jetë njëherësh edhe fundi i lidhjes së tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat