Momentet kur figurat publike u treguan qesharak gjatë vitit 2018!

Mediale Vip

Momentet kur figurat publike u treguan qesharak gjatë vitit 2018!

Më: 1 janar 2019 Në ora: 18:53
Foto ilustrim

Momentet qesharake të vitit 2018 nga figurat publike kanë qenë të shumta e shpeshherë disa prej tyre edhe janë bërë horë me ‘perlat’ e thëna apo bëra.

Ajo që edhe sot përflitet, madje prej saj vazhdojnë të krijohen “meme” të reja, është ajo e ish Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila ia huqi keq kur Kosova po zhvillonte ndeshjen me Ishujt Faroe.

Ish presidentja bëri një postim në Instagram duke shkruar se ndeshja po zhvillohej mes Kosovës dhe Azerbejxhanit. Kaq u desh dhe rrjeti shpërtheu me shumë “meme” më pas sa I përket kësaj ngatërrese nga Jahjaga.

Atifete Jahjaga – Ndeshja Kosova-Ishujt Faroe

Image

Madje një e tillë së fundmi u krijua edhe sa I përket formimit të Ushtrisë së Kosovës, ku urimi nga ish presidentja erdhi “Urime Vushtrria”.

Këtu nuk ka se si të mos futet “legjenda” e estradës, Mihrije Braha.

E fundit dhe si më e freskët është ajo tek emisioni i Luana Vjollcës, ku këngëtarja u shpreh se njëri i kishte ofruar 1 milion dollarë për një natë dhe nuk kishte pranuar, kështu që nuk mund të pranonte një lojë për të fituar vetëm 10 pikë nga ajo. Fjalë këto të thëna në prani të bashkëshortit, Naimit, e që pak u desh dhe publiku shpërtheu me komente të ndryshme ndaj saj.

Por, nuk kishte se si të mos e mbyllte vitin si është më së miri, ku bashkë me Naimin ‘rrahën’ zogun, si dhe tregoi zotësinë saj në mjeljen e dhisë.

E treta, por jo më pak e rëndësishmja, është e vogla, e gjëra, Fjolla Morina e cila numëron një sërë gafash, ku pothuajse në çdo dalje të saj numëron dy të tilla.

Në një emision në Shqipëri, ku dhe ishte e ftuar, ajo foli për këngën e saj “Fustani”, e që moderatorja ia kujtoi se edhe legjenda e muzikës Parashqevi Simaku kishte një këngë të tillë, por Fjolla Morina u shpreh se nuk e dinte se ekzistonte një këngë e tillë dhe se këngëtaren në fjalë as nuk e njihte.

Krahas kësaj, ylli i shuar i shou bizit shqiptar tek emisioni i Luana Vjollcës na “habiti” pasi nuk diti se çdo të thoshte fjala “nikoqir”.

Përveç se nuk i eci në dashuri këtë vit, kur Morena Taraku merr rolin e “françuzkës” i del totalisht huq, këtu hyjnë edhe shumë figura tjera që shpesh dalin jashtë binarëve me anglishten e tyre.

Një tjetër moment epik është dhe ai i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili gjatë verës i doli “fer” edhe gjarpërit. Më i miri i më të mirëve përveç në politikë, arriti t’i bënte ballë edhe kafshëve, aq i fortë sa është!

Nuk kishim se si të linim anash personazhin që në çdo 5 fjalë të saj, 4 nuk i kuptohen! Flasim për Baby G e cila vetëm dy ditë më parë në emisionin “Shiko Kush Luan” habiti të gjithë me atë çfarë tha. Këngëtarja e pyetur nga Luana Vjollca se kush ka qenë gruaja e Azem Galicës?, Baby G na shokoi duke thënë se ka qenë “Shotë Berisha”, e kështu të gjithë të ftuarit filluan të qeshnin me “dijen e tepërt” të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat