Jo vetëm këngë por edhe dhurata nga artistët tanë

Mediale Vip

Jo vetëm këngë por edhe dhurata nga artistët tanë

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 2 janar 2019 Në ora: 15:34
Gjyste Vulaj, Lori, Robert Berisha, poshte Gena, Violeta Kajtazi, Gold Ag

I ndjekim ata kudo, sidomos kur sjellin këngë dhe hite të bukura i bëjmë refrene të të përditshmes sonë. Por nëse mendoni se artistët e muzikës shqiptare dinë të dhurojnë për fansat e tyre vetëm këngë, e keni gabim. Mes shumë këngëve që dhuruan këtë fundvit, ata jo vetëm i ngacmon pyetja e anketës sonë por hapen e na tregojnë se mbi të gjitha mundohen të dhurojnë me zemër, shumica e tyre nuk i bien ndonjë këmbane kur dhurojnë e mirë bëjnë, pasi edhe Zoti thotë : “Nëse jep diçka me njërën dorë, as tjetra nuk duhet ta dijë”. Disa nga yjet e skenës shqiptare mes shumë angazhimeve të tyre në këtë fundvit ne i pyetëm për dhurata dhe ndihmën që japin në këto festa plot ngjyra të fundvitit, por kishte nga ata që më të drejtë e ku kanë mundësi nuk pyesin a është fundvit apo fillim vit dhurojnë te njerëzit në nevojë. Ja si na rrëfejnë për gazetën tonë vetë këngëtarët!.

Gjyste Vulaj: Si zakonist edhe dhurata edhe njerëz me nevojë, s’mundem unë me u ndje e kënaqur e rehat pa e nda me dikë lumturinë teme.

Lori: Patjetër këngë të bukura faleminderit që më presin mirë, por patjetër edhe dhurata. Gjithashtu edhe për fëmijët në nevojë kam dhuruar e dhuroj, pse jo sa herë të kem mundësi.

Gena: Festat e fundvitit kuptohet bukurinë e tyre, perveç zbukurimeve dhe dritave, kënaqësinë e kanë dhe te dhuratat. Shumë herë kur bën njëë dhuratë apo fal diçka nuk është kënaqësi vetëm e atij që e merr dhuratën,  por dhe e atij që fal diçka! Dhe kjo e dyta mendoj se është më e rëndësishme, secili prej nesh duhet të bëhet pak human në këto dite festive për ata njerëz që nuk kanë mundesitë dhe kushtet për të gëzuar një dhuratë! Unë personalisht jo vetëm nëpër festa, por gjithë vitin mundohem të ndihmoj njerëz në nevojë!!

Gold Ag: Këngë dhuroj gjatë tërë vitit, e dhuratat po ashtu duhet t’i dhurojmë çdo ditë, javë ose muaj. Nuk duhet të na kujtohet fjala dhuratë vetëm në fundvit, nevojtari ka nevojë çdo ditë jo çdo vit.

Shqipe Abazi: Unë edhe në sezonën e verës gjithmonë e punoj nga një projekt me këngë për dasma, por për fundvit janë të panumërta këngët dhe potpuritë në bashkëpunim me shumë kolegë.

Robert Berisha: Ndihmojmë, dhurojmë,  këndojmë dhe punojmë. Tash 25 vite se kam festuar në shtëpi asnje festë

Sefë Duraj: Mirë është kur ke mundësi të dhurosh. Fëlë Zotit kam zërin dhe mundem të dhuroj këngë siç bëra për këtë fund vit dy këngë që po pritet mirë. Por pa harruar se duhet dhuruar nëse kam mundësi çdo ditë, por edhe në fund vit, pavarëisht se nuk më pëlqen të flas me emra apo dhurata konkrete, por ata që kanë nevojë kur kam mundësi i ndihmoj.

Alida Duka: Unë kam shumë qejf të dhuroj këngë për festat e fundvitit. Por jo vetëm, dëshira ime është të ndihmojë njerëzit që s’kanë. Nevoja për ndihmë më vjen vetëvetiu, institivisht.

Argjend Lloga: Për festat e fundvitit dhurojmë këngë dhe sigurisht ndihma te njerëzit me nevojë dhe shumë ndihma të tjera ndaj shoqerisë, dashuri, energji pozitive, këshilla,respekt etj.

Violeta Kajtazi: Dhuroj këngë, deri diku dhurata, mundohem në mundësitë e mia me ndihmu edhe njerëzit, por mbi të gjitha dhuroj shumë dashuri!

Malësori: Më së pari përshëndetje për të gjithë lexuesit e gazetës që unë e dua dhe e respektoj shumë “Bota Sot”. Shfrytëzoj rastin t’ua uroj festat e fundvitit të gjithëve nga zemra. Eshtë e vërtetë që çdoherë për festat e fundvitit kam qef me i gëzu dëgjuesit e muzikës sime me projekte të reja. Po duke i mbetur gjithmonë besnik atyne zakoneve që duhet me dhanë edhe dhurata të afërmve dhe shokëve të mi për Kërshëndella si dhe per Vitin e Ri. Unë rrjedhi nga një familje ku kushtet për jetëse nuk janë kenë edhe aq perfekte, se jemi rrit me një rrogë të babës, e s’kemi pas ndonjë trashëgimi të pasunisë prej të parëve tanë, kështu që kur më është dhënë rasti me ndihmu më së pari i kam ndihmu familjes sime me u ngrit pak në këmbë, por nuk i kam harrua kurrë edhe ata të afërm dhe jo të afërm kur kanë pasë nevojë për një ndihmë finansiare si dhe ndihmat tjera, natyrisht gjithnjë sipas mundësive. Me rëndësi ka qenë gjithmonë mbi të gjitha zemra e madhe, e kur e ka njeri zemren e mirë atëherë edhe mund të ndihmoj ndonjeherë ku është nevoja.

Leonida Marjakaj: Këngë dhuroj për adhuruesit e këngës time, të cilët më japin përkrahje dhe forcë që të punoj sa më shumë në këtë profesion, kurse me shumë qef ndihmoj shpesh dhe njerëzit që kanë nevoj për ne dhe kur ndihmoj të tjerët ndihem shumë mirë shpirtnisht, uroj dhe dëshiroj që çdo njeri të ketë gjitha të mirat e Botës!

Burim Hoxha: Pak ditë më parë ishte dita për të dhuruar gjak! Dëgjova që sa herë një njeri dhuron gjak shpëton 8 bebe, dhe së bashku me motrën time dhuruam në organizimin “Per familjet ne nevoje”. Zakonisht dhuroj dhurata për fëmijë sepse ata gëzohen më së shumti, por këtë herë bëra një ndryshim!

Albana Mesuli: Për festat e fundvitit besoj që kënga është dhurata më e bukur që unë mund t’i bëj publikut tim që me vite më mbeshtet, dhe është momenti i duhur për të lansuar projektet e reja. Për familjarët dhe njerëzit e dashur bëj dhurata dhe mundohem sa më shumë të kaloj kohë bashkë me ta. Për njerëzit në nevojë aq sa kam mundësi dhuroj, por gjithmonë pa i bërë publike.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat