Hailey Baldwin mezi po pret të bëhet nënë

Mediale Vip

Hailey Baldwin mezi po pret të bëhet nënë

Më: 3 janar 2019 Në ora: 11:34
Justin Bieber dhe Hailey Baldwin

Fëmijët janë padyshim në planet e Hailey Baldwin dhe Justin Bieber.

“Të dy duan të krijojnë familje dhe janë shumë të entuziazmuar për kapitullin e ri të jetës së tyre të përbashkët. Hailey mezi po pret të bëhet nënë”, ka thënë një burim i afërt me çiftin për revistën Us Weekly.

Modelja 22 vjeçare kishte folur për entuziazmin e saj për ta krijuar një familje me këngëtarin 24 vjeçar.

“I dua jashtëzakonisht shumë fëmijët. Mund të them se kjo tash është një realitet më i afërt”, kishte thënë ajo për revistën Vogue Arabia, të muajit dhjetor.

Por megjithatë mos pritni që ata ta zgjerojnë familjen e tyre së shpejti pasi modelja ka shtuar se ajo dhe bashkëshorti i saj – çifti janë martuar në muajin shtator – megjithatë nuk kanë plane specifike që të kenë fëmijë “së shpejti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat