Brenda shtëpisë së Rezarta Shkurtës për festa, 'gjyshi Lilo i lexon përralla Herës'

Mediale Vip

Brenda shtëpisë së Rezarta Shkurtës për festa, 'gjyshi Lilo i lexon përralla Herës'

Më: 3 janar 2019 Në ora: 11:50
Rezarta Shkurta

Ky fundvit dhe vit i ri e ka gjetur më të lumtur se kurrë këngëtaren Rezarta Shkurta, sepse e ka kaluar më të gjithë familjen e bashkuar, pas lirimit me kusht të bashkëshortit të saj Ermal Hoxha.

Mbrëmjen e 31 dhjetorit ajo ka publikuar në rrjete sociale disa foto ku ka treguar atmosferën në shtëpinë e saj. 

Në këto foto shohim djalin e ish-diktatorit Enver Hoxha, Ilirin së bashku me mbesën e tij Herën duke i lexuar një përrallë. Krahas fotove festive ajo ka shkruar: 

“Hera me gjyshi Lilon kane nisur perrallat me princesha! Nena Teuta po shtron tavolinen si vetem ajo di ta bej! Babi Ermali po pi nje gote vere me xhaxhi Enin dhe xhaxhi Mirin. Kurse mami Rezarta nuk shpeton dot as sot nga pasioni, duke fotografuar e filmuar cdo moment. 

Familja jone ju uron shume dashuri, shendet, dhe lumturi...,”-përfundon Rezarta në rrjete sociale. Kohët e fundit Rezarta është diskutuar për një shtatzëni të dytë, por këngëtarja e ka mohuar diçka të tillë.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat