Cardi B paralajmëron album të ri në vitin 2019

Mediale Vip

Cardi B paralajmëron album të ri në vitin 2019

Më: 3 janar 2019 Në ora: 15:30
Cardi B

Cardi B do të lansojë një album të ri në vitin 2019!

Reperja e ka bërë të ditur këtë lajm të mirë derisa po bisedonte me fansat e saj në Instagram Live, ditën e Vitit të Ri.

“Natyrisht që do të ketë një album në vitin 2019. Shpresoj se mund ta përfundoj albumin tim në kohën e njëjtë që edhe Invasion of Privacy është lansuar, por nuk e di sa do të jetë e mundur një gjë e tillë sepse besoj se do të jem shumë, shumë e zënë”, ka thënë ajo.

Ashtu sikur fansat e dinë, Invasion of Privacy, është lansuar në muajin prill të vitit të kaluar dhe shumë shpejt u bë një nga albumet më të njohura të vitit.

Reperja, nga atëherë, ka qenë pjesë e disa projekteve të kolegëve të saj, përfshirë edhe  “Girls Like You” të Maroon 5 dhe “Mi Miami” të El Alfa.

Por ajo nuk ka publikuar asgjë të re për vete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat