Gashi paralajmëron bashkëpunimin “My Year” me G-Eazy

Mediale Vip

Gashi paralajmëron bashkëpunimin “My Year” me G-Eazy

Më: 4 janar 2019 Në ora: 13:43
Gashi

Hip hop ylli shqiptar, Gashi, duket se ka vendosur që vitin 2019 ta bëjë vitin e tij në tregun muzikor amerikan.

Reperi shqiptar i cili ka famë të konsiderueshme në SHBA, ka gati projektin e parë për vitin 2019.

Në rrjetin social Instagram ai ka paralajmëruar projektin e ri të tij i cili titullohet “My Year”.

Ky projekt është bashkëpunim me reperin G-Eazy, një këngë që do të lansohet shumë shpejt.

Vitin e kaluar Gashi ishte prezent në vendin tonë ku mbajti edhe një koncert.

Ai performoi në Sunny Hill Festival para mijëra adhuruesve në Prishtinë duke krijuar atmosferë të zjarrtë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat