‘Njerëzit janë vra për ty’: Përgjigja e Adelinës nuk mungon

Mediale Vip

‘Njerëzit janë vra për ty’: Përgjigja e Adelinës nuk mungon

Më: 4 janar 2019 Në ora: 14:06
Adelina Ismaili

Komponentën politike, Adelina Ismaili e ka pasur të shquar gjithmonë.

Këngëtarja që në moshë fare të vogël, përmes muzikës së saj ka prekur edhe fenomene politike në rrethana kur një gjë e tillë ishte goxha e paimagjinueshme për t’u bërë.

Më pas, ajo haptazi u rreshtua në krah të LDK-së me në krye Ibrahim Rugovën duke i kushtuar ish-Presidentit të ndjerë edhe këngë.

Por,nëse së shpejti vjen një moment kur Adelina do angazhohet aktivisht në politikë, mos u habisni.

Një gjë të tillë, mes rreshtash në doza të shakasë e ka lënë të kuptohet vetë këngëtarja përmes një postimi.

Ajo ka ndarë një material të Klan Kosovës mbi themelimin e Ushtrisë dhe mendimin e Adelinës për këtë pjesë e cila vite më parë thoshte në një këngë të saj se ‘ushtrinë do ta bëj me Ibrahim Rugovën’.

Shikueshmëria rekord e videos dhe reagimet në faqen e Klanit kanë bërë që Adelina të shprehet: ‘Wow. Shumë reagime për shprehjen e një këndvështrimi politik. Mos ndoshta unë duhet të garoj për Presidente?’.

Por, një koment në postim ka tërhequr vëmendjen. Një vajzë ka reaguar kundër Adelinës duke deklaruar se për të janë vrarë njerëz. Nuk ka munguar reagimi i maturuar i këngëtares të cilin ua sjellim të plotë më poshtë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat