Ajo po korr suksese të mëdha në botë, por duket se shumë shpejt Era Istrefi ka një surprizë për fansat e saj. Ylli i “Bonbon” ka lajmëruar se do do të realizojë një bashkëpunim me motrën e saj këngëtaren Nora Istrefi.
“Do të sjell atë që po e presin fansat tash e një kohë. Një këngë shqip me motrën time Norën. Ky do të jetë një ndër projektet e mia të ardhshme, në mesin e disa projketeve të tjera”; ka thënë Era.
Ky lajm i ka gëzuar pa masë fansat e dy motrave, të cilët siç edhe është shprehur Era kanë kohë që e presin.