Motra e Beckham mbetet pa para, shet gjërat online

Mediale Vip

Motra e Beckham mbetet pa para, shet gjërat online

Më: 6 janar 2019 Në ora: 18:41
Lynne Beckham Briggs vendosi të shiste sendet e saj në internet për të marrë disa para

Motra e futbollistët të njohur David Beckham, pasuria e të cilit vlerësohet në 339 milionë funte, përballet me probleme serioze financiare.

Lynne Beckham Briggs vendosi të shiste sendet e saj në internet për të marrë disa para dhe gjërat që zbuloi më së shumti ishin ato të fëmijëve të saj.

Lynne është motra e vjetër e David Beckham, dhe në profilin e saj në Facebook ka vënë fotografi me veshje për fëmijë, atlete futbolli, lodra për fëmijë dhe madje edhe një shporet elektrik, të gjitha për disa funte. 

E gjithë kjo është zbuluar nga mediat britanike pasi Davidi ka organizuar një festë të Vitit të Ri ku ai ka shpenzuar rreth 30,000 funte, ndërsa motra e tij është në gjendje të keqe financiare. Shumë veta pyesin menjëherë pse vëllai i saj i famshëm nuk e ndihmon. 

Si duket Davidi nuk i kushton më shumë vëmendje problemeve të motrës së tij më të vjetër, të cilën e ka ndihmuar disa herë, por ajo përsëri bie në probleme financiare. 

Dhjetë vjet më parë, i bleu shtëpinë Lynne për 250,000 funte, ndërsa sot ajo vlerësohet në rreth 470,000.

Lynne ishte në vitin 1999, e martuar me Colin Every, me të cilin ka tre fëmijë, dhe në dasmë morën pjesë David, por pa Victoria. Martesa nuk zgjati, divorci ndodhi në vitin 2011, dhe Lynne shiti rrobat e dasmës për vetëm 5.50 funte. 

Menjëherë pas kësaj, ajo gjeti një partner të ri, Kevin Briggs, i cili përfundoi në burg, dhe ajo shiti gjërat familjare për të mbledhur 900 funte.

Vëllai i saj, David, ende nuk është prononcuar lidhur me këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat